Ambasadori i Britanisë së madhe, në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se nuk e di saktë se cila do të ishte përgjigja e Londrës e as e BE-së për Kosovën nëse e zhbën Gjykatën Speciale, por ka thënë se kjo mund të jetë nata më e rrezikshme e Kosovës që nga pas lufta. Ai ka thënë se kur u miratua Specialja, të gjithë ishim krenarë dhe u duk sikur politikanët i vunë interesat e shtetit para interesave të veta personale. “Kësaj here kam përshtypjen se interesat personale po vihen para interesave të shtetit”, ka thënë O’Connell, që njësoj sikurse ambasadori amerikan Greg Delawie ka ardhur me urgjencë në Kuvendin e Kosovës derisa Kryesia është duke mbajtur mbledhjen për të shqyrtuar kërkesën e 43 deputetëve për ta zhbërë Specialen. “NATO-ja nuk është mashtruar për të ndërhyrë, por ka pas arsye për të ndërhyrë. Ne e dimë saktë se çka ka ndodhur këtu gjatë luftës. Më vinte shumë mirë kur para dy viteve ka pasur gatishmëri për të pranuar drejtësi për të gjithë. Më vjen shumë keq tash kur dëgjoj tash një përpjekje për të shfuqizuar ligjin për Specialen”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …