Kadri Veseli

Kadri Veseli: Nisma e 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ishte konform ligjeve të Kosovës

Kryekuvendari, Kadri Veseli përmes një komunikate për media ka thënë se iniciativa e djeshme e 43 deputetëve për shfuqizimin e Speciales ishin konform ligjeve të Kosovës, ndërsa ka theksuar se kjo nuk duhet të lëkundë besimin në vend. “Në vazhdimësi ka pas qëndrime të ndryshme rreth Gjykatës Speciale. E di që dje nuk ka qenë një ditë e lehtë për Kosovën. Por, kjo assesi nuk duhet ta dekurajojë askënd e as ta lëkundë besimin në Kosovën dhe miqtë e saj”, ka thënë Veseli, transmeton Koha.net.Kreu i Kuvendit ka thënë se procesi është zhvilluar konform ligjeve të vendit, ndërsa Kosova qëndron e palëkundur në përkushtimin e vet pro perëndimor.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë sovranë në të drejtat, përgjegjësitë dhe vendimet e tyre. Në respektim të Rregullores së Kuvendit, iniciativa e 43 deputetëve për të sjellë një projektligj që shfuqizon Ligjin për Dhomat e Specializuara është shqyrtuar dhe është proceduar për vendimmarrje, bazuar në Rregulloren e Kuvendit. I gjithë procesi është zhvilluar konform ligjeve të vendit dhe qëndrimeve politike të secilit subjekt. Kosova qëndron e palëkundur në përkushtimin e vet perëndimor, për integrim në Bashkimin Europian dhe për raporte të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Veseli.

Gjithashtu konfirmohet se Kuvendi i Kosovës, në bazë të Rregullores dhe Kushtetutës, nga sot futet në pushimin dimëror, deri në javën e tretë të muajit janar.​

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …