leoni

Behxhet Pacolli: Asgjë dhe askush nuk mund ta dëmtojë Ushtrinë Çliimtare të Kosovës

Shënohet 19-vjetori i Betejës së lavdishme të UÇK-së, të Tabet e Llapashticës

Organizata e Veteraneve të Luftës së UÇK-së, në  Besianë, njofton se sot më 24 dhjetor 2017, me manifestime tashmë tradicionale shënohet 19-vjetori i Betejës së Tabeve te Llapashticës. Fillimisht bëhen homazhe te lapidari në Kastrat, në orën 11.00 ndërsa në orën 12.00  fillon manifestimi qendror që mbahet te lapidari, i cili ruan kujtimin për betejën dhe dëshmorët e rënë 19 vjet më parë. Pritet që në këtë manifestim të marrin pjesë përpos familjarëve të dëshmorëve, ish ushtarë të UÇK-së, zyrtarë të pushtetit edhe shumë qytetarë liridashës nga mbarë vendi.

Betejat e dhjetorit të zhvilluara në Llap që nuk pushuan për pesë ditë me radhë, njihen si Beteja e Tabeve të Llapashticës që është një vend strategjik dhe që filluan aty më 24 dhjetor 1998. Kjo ishte njëra ndër betejat më të rëndësishme të luftës së lavdishme të UÇK-së në ZOLL. Beteja e 24 dhjetorit 1998, e zhvilluar në vendin e quajtur Tabet e Llapashticës , afër Besianës e që ka vazhduar edhe në ditët në vazhdim në Vendenis, Kastrat e fshatra tjera. Kjo betejë në historinë më të re të luftës sonë për liri, njihet edhe si “Beteja e Tabeve të Llapashticës”. Ky vend, gjithmonë është konsideruar një vend shumë strategjik për luftë. I tillë ishte edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku sidomos më 24 dhjetor 1998 u zhvillua edhe njëra nga betejat më të lavdishme të UÇK-së në ZOLL kundër hordhive pushtuese serbe. Në këtë fshat ishte e vendosur edhe komanda e UÇK-së për ZOLL-in.  Forcat pushtuese serbe, të pajisura me gjithë arsenalin ushtarak ia patën mësyrë atë ditë Llapashticës sigurisht me qëllimin e vetëm për të asgjësuar komandën e UÇK-së së ZOLL-it, por nuk ia arritën dot këtij qëllimi, pasi para se të arrinin në këtë fshat u ndeshën në Tabe me forcat e UÇK-së, me ç’ rast qe zhvilluar një betejë e ashpër. Ai  vend i njohur ishte fole dhe fortifikatë e UÇK-së ,ku prej 15 shtatorit 1998 deri më 24 mars 1999 u thyen me dhjetëra ofensiva serbe ,që mësyn pozicionet e UÇK-së. Sa herë përkujtojmë këtë betejë ndjejmë krenari dhe kemi parasysh edhe raportin e forcave dhe diferencën e madhe në armatim. Humbjet e serbëve në këtë betejë ishin shumë të mëdha. Sot me respektin më të madh përulemi para dëshmorëve dhe luftëtarëve të dhjetorit të madh. Jehona e asaj beteje ,si edhe e betejave të Llapushnikut, Gllogjanit e shumë betejave tjera ,ishin jehonë e lirisë , ardhmërisë së vendit tonë.

Ishte 24 dhjetori i vitit 1989 kur filluan betejat e pareshtura në ZOLL-it, ndërsa Llapashtica ishte shndërruar në një kala të pathyeshme për tre muaj me radhë. Muret e saj ishin çelikosur nga luftëtarët e lirisë që u bënë gur kalaje dhe nuk mundej ti rrënonte e tërë ajo makineri luftarake e pushtuesve sllav. Luftëtarët e lirisë u hidhnin si luaj mbi tank dhe nuk lëshonin pozicionet. Jeta e tyre ishte një hiq para qëllimeve që kishte lufta jonë çlirimtare. Ata dëshmuan me jetën e tyre se si duhet jetuar, luftuar dhe si duhet të vdiste për lirinë e atdheut. Ishte vazhdimësia e luftës së Zahir Pajazitit, Adem Jasharit, Luan Haradinajt, Mehë Ukës etj

Në këtë betejë u mposhtë fryma e pushtuesit njëherë e përgjithmonë, u shua miti se ushtria serbe është e pamposhtur. U tregua se UÇK-ja ishte bërë faktori kryesor i cili do të shpinte drejtë realizimit të synimeve tona shekullore. Kjo fitore erdhi me shumë sakrifica . Sot duhet të nderojmë të gjithë ata që me gjakun e tyre na mundësuan të frymojmë lirshëm.

Para emrit dhe veprës së dëshmorëve ,që ranë në këtë betejë dhe në betejat anekënd Kosovës , përulemi me respekt të veçantë. Atyre u takon lavdia e historisë dhe respekti nga të gjithë ne , ngase falë atyre ne jemi të lirë. Rezistenca e fuqishme në Tabet e Llapashticës riktheu jehonën e betejave të mëdha shqiptare si të Grykës së Kaçanikut e Grykës së Carralevës.

Ndonëse betejat e dhjetorit të vitit 1998 filluan në Tabet e Llapashticës, vazhduan edhe në fshatrat tjera të Llapit ku djemtë e lirisë luftuan në mbrojtje të vendit si në Vendenis, Kastrat, Bradash e fshatra tjera. Në vijën e parë të frontit në Tabe patën rënë heroikisht dëshmorët : Isë Havolli, Ismet Dërguti, Lulëzim Jashari, Skënder e Miftar Zejnullahu, Bajram Murati, ndërsa në Vendenis, Avni e Fatmir Selmani, kurse tri ditë më vonë në Kastrat, Remzi Demolli dhej Jetulalh Kastrati.

Në Betejën  e Tabeve të Llapashticës këtu e 19-të vite më parë, luftëtarët e UÇK-së me heroizmin e tyre shpërndan anekënd botës mesazhin domethënës se do të luftohet deri në ushtarin e fundit për lirinë e këtij vendi. Isë Havolli edhe atë ditë ringjalli edhe një herë trimërinë dhe qëndresën e Mic Sokolit, ngase u hodh mbi takun serb. Në këtë betejë luftohej duke u kënduar këngë trimërie e lavdie këndoheshin trimat shkuar trimave Zahir Pajazitit, legjendarit Adem Jasharit e trimave të tjerë . ( Milazim F. KADRIU)

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …