Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar festën e Krishtlindjes të gjithë besimtarëve katolikë, me urimin që të sjellë sa më shumë paqe e dashuri në familjet dhe shoqërinë tonë. Ai ka shkruar në rrjetin social se kjo ditë e rëndësishme për besimtarët e krishterë dhe mbarë njerëzimin.
“Kremtimi i Krishtlindjes gjithmonë bart me vete mesazhin e tolerancës, mbarësisë e humanizmit, vlera këto që garantojnë një të ardhme më të begatshme për brezat e rinj. Urime Ipeshkvisë së Kosovës dhe gjithë besimtarëve të krishterë në Kosovë e kudo që janë. Në këtë festë që bashkon familjet dhe qytetarët tanë, në ngrohtësinë e njerëzve më të dashur, t’u gëzohemi të mirave dhe të festojmë me njëri-tjetrin”, ka shkruar Thaçi