Jusuf Zenunaj: Petullat e partive

Si nuset fustanet

ditën e nuserisë,

ndërrojnë kuvendarët

këmishën e partisë,

Vraponi partiakë

me premtime t’vjetra,

ju duhen kulltuqet

se kështu ju mësoi jeta

me vetura t’shtrejta

e rroba tê nxehta

përreth këshilltarë,

në zyrë sekretaresha,

populli ju ndjek pas 

me hallet e veta .

Xhepi e pozita fshesë  e çdo gjëje;

fshihet e kaluara si dielli mbas reje.

Si në qytet ashtu në fshat,

lufta për pushtet s’ndalet ditë as natë.

Harron gazetari detyrën që ka,

pêr partinë zgjedh fjalët më të mëdha,

të varfërit  i  “ringjallet”  e mashtruemja shpresë,

që sofra pa bukë më nuk do t’i mbesë .

Mësuesit  sot i ” qeshet ” fytyra,

kur të shkojë në treg nuk shtyhet me bërrula,

për rrogë s ‘i ankohem gruaja as fëmija

se në prag të zgjedhjeve ia rriti qeveria.

Koha po afrohet për hudhjen e votës n’ kuti,

vendi n’ në Europë veçse nuk hy,

partia prej partie nuk dallon fare,

kudo në tubime bëhet zhurmë e madhe.

Plaka i thotë plakut dëgjo këndej o burrë,

partitë na pjekun petulla në ujë,

neve na tregojnë tiganin me vaj 

jetën   na bëjnë  si i t ‘ ishim në Dubaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …