leoni

Pastori i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës, Artur Krasniqi: Festa e Krishtlindjeve i bashkon njerëzit

Pastori i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës, Artur Krasniqi: Festa e Krishtlindjeve i bashkon njerëzit

Artur Krasniqi, pastor nga Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës theksoi se krishtlindja është ajo që i bashkon krishterët. “Krishterët po festojmë këtë ditë që është shumë me rëndësi për të krishterët. Edhe në Kosovë ne po festojmë”, tha ai sot në televizionin publik. Sipas tij, festat në përgjithësi kanë marrë formën komerciale. “Lindja e Jezu Krishtit ishte ngjarje e madhe në botë. Ky ishte lajmi më i madh që kishte ardhur në botë, ishte shpresë për të gjithë njerëzit e botës”, deklaroi ai. Krasniqi tha se kjo festë i bashkon njerëzit. “Perëndia nuk i ndan njerëzit. Ajo i bashkon të gjithë”, pohoi ai. Pastori bëri me dije se tani janë 22 kisha ungjillore. ” Ne veprojmë në bazë të ligjit. Tani jemi në kuadër të bashkësive që janë lejuar në Kosovë”, theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …