Xhavit Jashari

Xhavit Jashari ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të mos lejojnë funksionalizimin e Gjykatës Speciale

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari në shënim të  19-vjetorit të betejës te “Tabet e Llapashticës”, në Besianë, ka kërkuar nga deputetët që të mos e lejojnë funksionalizimin e Gjykatës Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të UÇK-së. Në situatën çfarë sot jemi ka vend për kritika, ka shumë vend për të shprehur dilema se a po realizohet amaneti i dëshmorit, se a po respektohet lufta e drejtë dhe e pastër e UÇK-së? Dhe unë me përgjegjësinë morale dhe njerëzore ju them para jush se jo. Sepse pas përfundimit të luftës janë krijuar institucionet e Republikës së Kosovës dhe këto duhet të jenë më të gatshme dhe më këmbëngulëse që të mos lejohet të degradohet lufta ose të krijohen siç nuk kanë hapur madje edhe rrugë të zgjedhurit tanë që të krijohet Gjykata Speciale për t’u dënuar kinse lufta e UÇK-së dhe se pjesëtarët e saj kanë bërë krime”, është shprehur Xhavit Jashari në këtë tubim.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …