leoni

Daniel Serwer

D. Serwer: Nuk do të ishte një vendim i matur, shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale për krime lufte

Analisti amerikan,  Daniel Serwer, studiues në Qendrën për Marrëdhënie Transatlantike në Universitetin John Hopkins, tha për Zërin e Amerikës se nuk do të ishte një vendim i matur, shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale për krime lufte. Ai komentoi edhe për votën e Shqipërisë për rezolutën në Kombet e Bashkuara. I pyetur për pasojat që  do të kishte për Kosovën shfuqizimi i mundshëm i ligjit për Gjykatën Speciale për krime lufte, Server mendon se evropianët dhe amerikanët e bënë mjaft të qartë se pasojat për marrëdhëniet e Kosovës me Brukselin dhe me Uashingtonin do të ishin të mëdha. Nuk mendoj se kjo i intereson Kosovës. Nga ana tjetër, Kosova është shtet sovran dhe ka të drejtën të bëjë gabimet e një vendi sovran. Por nuk më duket se ishte një lëvizje e mençur. Kosova është një vend sovran, një demokraci dhe anëtarët e Parlamentit mund të ngrenë çdo çështje që dëshirojnë. Por, kjo nuk do të thotë se ishte një veprim i mençur ngritja e çështjeve të tilla. Mendoj po ashtu se ishte një veprim mjaft i papeshuar për Kosovën që të hapte çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Por, parlamentet përgjigjen përpara popullit, jo përpara meje, ka thënë Serwer.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …