Të gjithë kundër kandidatët për kryetar të komunës së Deçanit, pritën nga kryetari i komunës Bashkim Ramosaj

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë në ditë vikendi ka pritur kundër kandidatët për kryetar të komunës së Deçanit të zgjedhjeve lokale të 22 Tetorit 2017, Malë Lokaj -LDK, Blerand Kadrijaj-PDK, Zekë Sinanaj-VV dhe Shkodran Imeraj –Nisma. Deçani ka traditë, kulturë dhe vlerë, kështu tha i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, gjatë këtij takimi. Ky është shembulli më i mirë i qytetërimit, ky është gjesti më i mirë që mund të bëjnë  burrat e ngritur dhe intelektual. Unë u jam shumë mirënjohës që pavarësisht ditë vikendi jemi bashkë këtu për të uruar njëri tjetrin,  pavarësisht bindjeve politike ne të jemi një. Vet prezenca juaj sot këtu tregon se pavarësisht bindjeve politike ne jemi të përkushtuar që proceset e nisura, projektet në të mirë të Deçanit, ti realizojmë së bashku. Kur ne jemi bashkë as suksesi nuk do të mungoi e këtë ia kemi borxh Deçanit. Kur është fjala në të mirë të qytetarëve duhet të jemi të bashkuar si në kohërat më të vështira po ashtu edhe sot, andaj u jam mirënjohës dhe nga këtu ju them se pres bashkëpunimin tuaj, pres që jo vetëm të më uroni por edhe të jeni kritik apo edhe vlerësues në hapa të cilët do të rrugëtojmë  për këto 4 vite të mandatit tim si kryetari i komunës së Deçanit  tha Ramosaj. E në anën tjetër edhe  kandidatët për kryetar të Deçanit thanë së, ne edhe gjatë fushatës kemi qenë shembulli më i mirë se si zhvillohet një fshatë pa fyerje ndaj njeri tjetrit edhe sot këtu pos urimit për mandatin 4 vjeçar duhet të themi se do të jemi ç’do her në gatishmëri në të mirë të qytetarëve të komunës së Deçanit, pavarësisht se ne nuk udhëheqim më institucionin komunal. Secili nga ne varësisht nga  pozita që ka do të mundohemi të japim kontributin tonë në të mirë të Deçanit. Nuk munguan as urimet pikërisht në ditën e krishtlindjeve  uruan të gjithë besimtarët katolik për krishtlindjet dhe festat e fund vitit, vetëm kështu të bashkuar për të mirën e të gjithë qytetarëve padyshim se edhe proceset ecin përpara. Padyshim se në këtë ditë nuk munguan as dhuratat.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …