Nesër, më 27 dhjetor 2017, mbushën 50 vjet prej themelimit të Institutit Albanologjik, njërit ndër institucionet më të rëndësishme shkencore të Kosovës. Ky Institut i ka dhënë një kontribut të veçantë, jo vetëm Albanologjisë, por edhe idesë së çlirimit dhe bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Edhe pse një kohë të gjatë ka punuar në kushte të censurës dhe presionit ideologjik, drejtuesit dhe anëtarët e këtij Instituti kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe në rrjedhat e përgjithshme të jetës sonë politike, arsimore, edukative e shkencore në Kosovë e më gjerë. Shënimi i përvjetorit bëhet më 27 dhjetor duke filluar prej orës 11.00, në ambientet e Institutit.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …