Aleksander Vuçiq kundër të gjithëve në samitin Bërdos në Shkup por askush se ‘çau’ kokën për të

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq: Dialogu në Bruksel vazhdon dhe do të bëhet siç thotë Serbia

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se vazhdimi i dialogut në Bruksel, për sa i përket pjesëmarrësve, do të bëhet siç thotë Serbia. Ai në një intervistë për televizionin “Pink” ka potencuar se shqiptarët në Kosovë nuk kanë punuar asnjëherë në mënyrë të pavarur për veten e tyre. “Ne vazhdojmë bisedimet, por nuk do të ndodh si ju dëshironi, sepse pyetet edhe Serbia. Do të jetë ashtu si Serbia do të thotë. Jo sepse ashtu dëshiron, por se ofron kompromis “, tha kreu i shtetit serb.

Ndryshe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka folur për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë.  Sipas politikanit serb, zgjidhja e çështjeve pronësore në Kosovë do të jetë një nga kërkesat kryesore të palës serbe për të arritur normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Kosovën. Gjithashtu, ai tha se në vijim të dialogut të Brukselit, Beogradi do të kërkojë një rishikim të procesit të privatizimit në Kosovë. Ndërsa UNMIK-un dhe EULEX-in do t’i trajtojë edhe zyrtarisht si organizata të ngarkuara me menaxhimin e përkohshëm të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …