Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha kërkon ratifikimin e demarkacionit

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha kërkon ratifikimin e demarkacionit

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka deklaruar se pret nga klasa politike të gjej konsensus për votimin demarkacion me Malin e Zi. Sipas saj, është shumë e rëndësishme që të miratohet demarkacioni dhe qytetarët e Kosovës mos të mbesin të izoluar. Në një intervistë për “Radio Kosovën, ministrja Hoxha, ka theksuar se luftimi i krimit dhe korrupsionit, si një nga kushtet duhet të përmbushet.

“Qeveria e re ka qenë e përkushtuar që të gjejë një zgjidhje lidhur me çështjen e kriterit të mbetur, pra, kalimin apo ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare mes Malit të Zi dhe Kosovës, i ka bërë përpjekjet dhe tanimë qeveria ka proceduar marrëveshjen në Kuvend. Presim që klasa politike të gjejë një konsensus, i cili ka munguar këto vitet e fundit, dhe të kalojë marrëveshja me Malin e Zi. Është shumë me rëndësi që qytetarët mos të vazhdojnë të mbesin të izoluar, siç kanë mbetur të vetmit në rajon”, ka thënë Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …