Në një intervistë për “TV-Dielli”, zëvëndës-kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka shpalosur veprimtarinë e tij që nga pas lufta e deri tani. Ai ka thënë me këtë rast se është atakuar gjithmonë në pikën më të ndieshme, në përkushtimin e tij ndaj vendit, por megjithatë disa herë ka dalur fitimtar. “Tani në pozitën e zëvendës-kryeministrit, kemi problem me funksionimin e shtetit, ngase shumçka në Kosovë funksionon në mosmarrëveshje dhe kundërshti, që nuk janë në përputhje me ligjin, por ne po bëjmë dhe do të bëjmë përpjekje që agjencitë e pavarura të punojnë në bashkëpunim me ligjin e jo të punohet kujt çka t’i teket. Duke folur lidhur me çështjen e demarkacionit Limaj, porositë që kjo çështje të bëhet nga ekspertët tanë.
I pyetur idhur me bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri, Limaj thotë se lë shumë për të dëshiruar, sepse janë procedura të pa nevojshme. Ne kemi dërguar një sinjal për një bashkpunim shumë të tjeshtë, në mënyrë që marrëvshjet e nënshkruara të materializohen. Ndërkaq, si kryetar i Nismës për Kosovën, ai ka përsëritur se programi i partisë që është elaboruar që sa kohë, do të realizohet, por jo brenda një viti. Viti 2017-të, ishte viti i Nismës, si: mocioni për rrëzimin e qeverisë, shkuarja në zgjedhje, pastaj rritja e subjektit tonë, sepse ne jemi parti social-demokrate që i ka munguar Kosovës. Limaj porositë të rinjtë që të besojnë në shtet, sepse edhe ne besuam dhe fituam luftën, gjenerata të tëra mbajtën burgje për ta parë kosovën e lirë, dhe tani ja ku jemi, të japim secili kontributin tonë në të mirë të shtetit.
Në fund, Limaj, uroi edhe stafin e Radios-Kosova e Lirë për 19-vjetorin e saj, më 4 janar, duke veçuar faktin se me këtë Radio e lidh një emocion i veçantë.