Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka njoftuar se së bashku me deputeten Albulena Haxhiu, kanë siguruar nënshkrimet për kandidaturën e Kurtit për kryetar të kësaj partie. Pacolli ka njoftuar se 3/5 e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm kanë nënshkruar për kandidimin e Kurtit për kryetar të VV-së. “Bashkë me deputeten Albulena Haxhiu, dorëzuam për verifikim pranë Komisionit të Përgjithshëm Zgjedhor të Lëvizjes, nënshkrimet e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, organit më të lartë vendimmarrës, në mbështetje të zyrtarizimit të kandidaturës së Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka njoftuar Pacolli. “Sipas Rregulloreve në fuqi, kandidatura për kryetar zyrtarizohet me dorëzimin e nënshkrimeve të 1/5 së anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes. Në mbështetje të kandidaturës së Albin Kurtit e kanë dhënë nënshkrimin e tyre 3/5 e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm”, ka shtuar deputetja e kësaj partie.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …