Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës diskuton sërish për demarkacionin, pas tri javësh

Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës diskuton sërish për demarkacionin, pas tri javësh

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës kanë shtyrë për një takim tjetër, saktësisht më datën 15 janar 2018, për ta proceduar në Kryesinë e Kuvendit raportin së bashku me Marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi. Shtyrja është bërë për faktin se Prokuroria është duke hetuar dyshimet për manipulim me dokumente e po ashtu që Komisioni për Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror në krye me Shpejtim Bulliqin kanë prezantuar edhe disa fakte të reja, që, sipas tyre, vërtetojnë se territori për të cilin po diskutohet tash e dy vjet ishte dhe është pjesë e Republikës së Kosovës. Ndërkaq, ata kanë akuzuar Komisionin paraprak që nuk ka bërë demarkacion dhe as shënjim të vijës, por vijë të re kufitare.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Komisioni do ta mbajë edhe një takim tjetër më 15 janar 2018, ku do të merret vendimi për dërgimin e Marrëveshjes për Demarkacion në seancë. Po ashtu, sipas saj, ky Komision pritet të mos japë rekomandime për deputetët se a ta votojnë apo jo ratifikimin e Marrëveshjes. “Sot Komisioni ynë rekomandoi që të shqyrtohet Marrëveshja, por të mos japim rekomandim nëse duhet të votojmë pro apo kundër marrëveshjes. Më 15 janar ta vendosim për procedim në seancë dhe të vendosim se si do të procedohet”, tha Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …