Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, pasi që Gjykata Supreme refuzoi ankesën e kësaj partie në rastin e rivotimit për kryetar të Komunës së Burimit. Për AAK-në, është e dukshme që gjithçka tjetër është trajtuar në ankesa, qoftë nga PZAP apo në Gjykatën Supreme, por vetëm faktet jo. Kushtetuta e Republikës së Kosovës e thotë qartë Neni 45 “Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes”, çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet, me përjashtim kur kjo e drejtë i kufizohet me vendim gjyqësor, thuhet në reagim. AAK konsideron se e vërteta është që, në procesin e fundit zgjedhor për Kryetar të Burimit, kanë votuar votues të rinj, të cilët kanë plotësuar moshën për të votuar, kjo është e drejtë kushtetuese e secilit qytetar të Republikës, por vota e tyre është eliminuar nga KQZ dhe është vërtetuar nga PZAP dhe Gjykata. “Fakti që ka votues që kanë votuar për herë të parë është pranuar edhe nga KQZ, PZAP dhe Gjykata Supreme, por çuditërisht kanë vendosur të jenë mbi Kushtetutën e vendit dhe të përcaktojnë kush ka të drejt të votoj e kush jo. AAK do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që të japë vendimin e saj në mbrojtje të Kushtetutës dhe të drejtave të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …