leoni

Çerkin Dukolli

Çerkin Dukolli: Nisma udhëheq tri ministri, në secilën prej tyre gjatë vitit 2018 do të punohet me programin e vetëpunësimit

Zëvëndës-ministri i MPMS-së, dhe anëtari i kryesisë së Nismës  për Kosovën, Çerkin Dukolli, në një intervistë për Radion Kosova e Lirë, ka specifikuar shumë fusha ku do të bëhen ndryshime dhe do të materializohen disa ligje. Dukolli ndër të tjera ka veçuar  se programi social-demokrat në qendër ka qytetarin dhe kujdesin për jetën e perspektivën e tij, që përfshinë vetëpunësimin, politikën sociale, etj. Nisma udhëheq tri ministri në Qeverinë e Kosovës dhe në secilën prej tyre, gjatë vitit  2018 do të punohet me programin e vetëpunësimit. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe në qendrat e aftësimit profesional janë trajnuar shumë punëkërkues, të cilët  janë certifikuar dhe tashmë kanë trajnimin e duhur dhe janë të gatshëm për tregun e punës, ka thënë mes tjerash, zëvëndës-ministri i MPMS-së, dhe anëtari i kryesisë së Nismës  për Kosovën, Çerkin Dukolli.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …