Daçiq: Ndërkombëtaret do ta respektojë qëndrimin e Serbisë kundër shndërrimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës

Daçiq: SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca, nuk janë vende mike, ato punojnë kundër interesave të Serbisë

Duke folur për presionet e fuqive të mëdha ndaj vendeve që nuk e njohin Kosovën, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se këto vende nuk punojnë për interesat e Serbisë. “SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca, nuk mund të them se janë miq, i kërkoj falje presidentit Vuçiq por ata nuk punojnë për interesa tona por kundër tyre. Unë nuk mund t’i respektojë ata si partnerë, larg të qenit miq me ta”, ka thënë Daçiq, transmeton lajmi.net. Ai ka shtuar se Rusia nuk do të lejojë kurrë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, pasi ka edhe të drejtën e vetos. Daçiq ka thënë se Serbia ka vuajtur pasojat që nga shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës më 2008 e deri më 2012, kur më shumë se 80 vende e njohën Kosovën. “Në atë kohë ne humbëm garën, pjesa më e madhe e Evropës e njohu Kosovën dhe i lanë vendet e Afrikës dhe Azisë të vazhdojnë. Mendoj se dikush në Serbi duhet të ulet dhe të bëjë një memorandum të ri ose diçka më shumë”, ka shtuar ministri i Jashtëm serb.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …