Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Në vend të urimit për Vitin e Ri, reagim qytetar kundër mbajtjes në paraburgim të Albin Kurtit e Donikë Bujupit

Në vend që reagimi të vinte nga KUVENDI I KOSOVËS, nga përfaqesuesit e zgjedhur, tashmë reagimet po vinë nga populli, në kundërshtim të përsekutimit politik dhe padrejtësisë që po bëhet deputetëve; Albin Kurti dhe Donika Kada-Bujupi. I gjithë populli e ka të qartë, se Albin Kurti është lider i pakontestuar në Kosovë mbase edhe në rajon, është lider i vegjëlisë dhe ka pas veti pjesën më të madhe të rinisë dhe shtresave të gjëra sociale.

Në vend që Albini dhe Donika, këtë fund vit të ishin me familjet tyre në permbyllje të vitit, të ndanin bashkarisht bilancin e gëzimeve e hidhërimeve gjat 2017; në vend të pranimit të ndonjë kartoline urimi nga farefisi e shoqëria; në vend të ndarjes së mesazhit t`urimit me varfnjakun t`pastrehun dhe kërkuesin e pa shpres të koreve të bukës, apo “kanaqeve” nëpër kontenjer; të ndarjes së mesazheve kritike të forta (ashtu s ç`jemi mësuar t`i degjojmë nga Albini) kundër të pangopurve me rritje enorme të pagave dhe mesazheve kundër abuzueseve të drejtësisë; Gjithashtu, nuk do te mungonin edhe shpërndarjet e “reçetave”, se si t`vendosur duhet te hecim përpara, e të mos ndalemi, në drejtim të ndërtimit të shtetit të së drejtës, barazisë sociale dhe zhvillimit! E jo për idenë, për drejtësinë, për shtetin, për sovranitetin teritorjal; të mbahen të izoluar.

Pra Kosova e din se mbajtja e tyre në paraburgim, asesi nuk është për drejtësin por për fuqizimin e padrejtësisë dhe destruktiviteti politik. Pra, është e çartë se gjendja do të ndryshoj. Ju – Albin dhe Donika, shpejt do të festoni frytet e ndryshimeve të mëdha. Ndryshime këto të cilat dalin prej Jush dhe kërkesave të qytetarëve të Kosovës, ndaj të cilave qëndruat me besnikri në ball të tyre! Populli thot se “zullumi kputet kur trashet”. Kështu që të kqijat, në shpinën e popullit janë trashur aq shumë sa që këputja e tyre do të ndodh dhe kthesa patjetër shpejt do të bëhet.

 

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …