Afrim Berisha: Për “Këmbët e Gjarprit”, të zvarranikut Surroi

Me librin “Këmbët e Gjarprit”, Veton Surroi i rikthehet edhe njëherë pasionit të tij të dikurshëm për të promovuar zbulimin e tij se shoqëria kosovare ka elemente fashiste. Por kësaj radhe ai shkon edhe më tutje duke e orientuar urrejtjen e tij të sëmurë për shoqërinë kosovare në gjithçka që ka të bëjë me Uçk-në dhe në gjithçka qe ka origjinë rurale.

Një libër që nuk ofron fakte, dëshmi e argumente, që i mungon origjinaliteti dhe pasioni. Një libër me rrëfime patetike, prepotente, fashiste e injorante, me elemente xhelozie e smire të një personi të frustruar dhe të zhgënjyer.

Një tregim i shthurur i një njeriu të rrëmbyer nga ambicja për të qenë dikushi.

Një libër i një besniku të shkollave ex Yugo, që përkundër shumë dështimeve vazhdon të besoj që është i rëndësishëm.

Një rrëfim i një personi që ende rron me nostalgjinë për komunistët dhe që admiron vetëm atë pjesë të historisë dhe të sukseseve në të cilën ka qenë i involvuar në mënyrë sipërfaqësore e që injoron e nënvlerëson pjesën tjetër që është arritur pa pjesëmarrjen dhe pa kontributin e tij.

Një libër i zhveshur nga vlera artistike dhe i dominuar nga fryma cinike që nuk mundë të shërbejë për asgjë tjetër përveç se për të dëshmuar se sa larg mundë të shkojë urrejtja e nje politikani të dështuar dhe sa e thellë mundë të jetë nostalgjia e një nxënësi të dëgjueshëm e të zellshëm të shkollave komuniste për frymëzuesit e tij.

Një përpjekje e papërmbajtur për të rikthyer një pushtet që i favorizon dhe i përkrahë vetëm njerëzit e sojit të tij.

Një zvarritje e skajshme, mbase edhe e fundit e zvarranikut të dëshmuar, në përpjekje për të qenë i rëndësishëm dhe për të marrë pak pushtet.

Një klithje e zbehte për të tjetërsuar lavdinë e Uçk-së dhe për të nënvlerësuar rolin e saj në historinë me të re të Kosovës.

Një shpërfaqje turpi e unit dhe karakterit të tij e përmbledhur në një grumbull letrash që mundë të quhen gjithçka tjetër, por asesi një libër me vlera.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …