Hashim Thaçi thotë se individë të caktuar me veprimet e tyre po tentojnë të krijojnë panik dhe konfuzion

Thaçi: Jemi mirënjohës të gjithve për interesimin rreth Speciales por në fund vendimet janë të deputetëve

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur përsëri rreth iniciativës së një numri deputetësh të Kuvendit të Kosovës për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Ai ka thënë se bisedimet që ka pasur me ambasadorët e shteteve kryesore perëndimore për planin për shfuqizimin e Ligjit për Tribunalin Special nuk kanë qenë “diçka e jashtëzakonshme”.

“Ka qenë një interesim normal. Kam zhvilluar takime me ta, dhe kam shprehur opinionin tim. Ne duhet të jemi gjithmonë mirënjohës për interesimin që shfaq komuniteti ndërkombëtar, por, në fund të fundit, vendimet janë të njerëzve të zgjedhur nga populli. Deputetët i japin llogari vetëm votuesve të tyre para së gjithash, dhe shtetit të vet”, ka bërë të ditur Thaçi në një intervistë për televizionin publik.

I pari i vendit ka ripërsëritur qëndrimin e tij se do ta nënshkruante një vendim të Kuvendit për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Sipas tij, iniciativa për zhbërjen e kësaj gjykate nuk është kundër drejtësisë, dhe kjo çështje nuk duhet dramatizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …