Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, para Këshillit Drejtues të partisë ka thënë se viti që po shkon ishte vit i sfidave. Sipas tij sfidë kryesore ishte mbajtja e dy palë zgjedhjeve brenda një kohe të shkurtër. Ai ka falënderuar gjitha strukturat për angazhimin por tha se a kanë mundur të bëjnë më shumë. Kosova e djeshme sot nuk njihet nga progresi. Duhet punë për ta ndalur rrënimin e brendshëm që skeptikët po shohin zi e më zi. Duhet të ndalin edhe ndikimin e Serbisë e Rusisë. Kreu i PDK-së, Kadri Veseli duke folur për Gjykatën Speciale tha se askush nuk është mirë të shastiset nga gëzimi për këtë gjykatë, e as të frikësohet prej saj. Ne do të ndërmarrin reforma brenda partisë. Këto reforma nuk do të jenë për gjetur fajtorin por për të përmirësuar qeverisjen shumëvjeçare të PDK-së. ka thënë mes tjerash, Kadi Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …