Kryetari Begaj, me rastin e fund vitit, i falënderoi punëtorët e administratës

Me rastin e përfundimit të vitit 2017, përkatësisht në ditën e fundit të punës për këtë vit, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka takuar të gjithë punëtorët e administratës komunale, të cilët i ka falënderuar për punën e bërë gjatë këtij viti që po lëmë pas. Po ashtu, kryetari Begaj, i ka uruar të gjithë punëtorët, me rastin e Vitit të Ri 2018.

“Ju falënderoj të gjithëve për punën e bërë deri më tani dhe për shërbimet që po i kryeni ndaj qytetarëve. Në të njëjtën kohë, uroj që të vazhdoj, apo edhe rritet performanca juaj, në raport me shërbimet që i kryeni çdo ditë. Po e përmbyllin një vit të suksesshëm, falë punës dhe angazhimit të të gjithëve. Po ashtu, ju uroj Vitin e Ri 2018, me dëshirën që fati, suksesi dhe shëndeti, të jetë me ju dhe me familjet e juaja”, tha mes tjerash kryetari Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …