Sot përkujtohet 26 vjetori i rezistencës së familjes emblematike të kombit, familjes Jashari kundër sulmit të forcave serbe. 26 vite më parë, më 30 dhjetor të vitit 1991, forca të shumta serbe fillojnë një sulm të armatosur ndaj familjes Jashari në Prekaz por pas një rezistence të fuqishme të kësaj familje, forcat serbe detyrohen të tërhiqen. Rezistenca e fuqishme e familjes së Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari kishte bërë jehone të madhe anekënd Kosovës. Për ta përkujtuar këtë rezistencë të armatosur dhe detyrimin e forcave serbe për t’u kthyer mbrapa, Komuna e Skenderajt dhe Ansambli i Këngëve e Valleve “SHOTA”, kanë organizuar disa aktivitete. Në ora 14;30 bëhen homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, kurse në ora 17:00 Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj do të mbahet një koncert simbolik.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …