Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, mbështetur në komepencat e veta, përmes një dekreti ua fali dënimin e mbetur vëllezërve: Arsim dhe Burim Ramadani, si dhe Arben Kiçinës. Rasti “Kiçina” njihet si një ndër lëndët gjyqësore penale më të gjata në Kosovë – me 107 shqyrtime gjyqësore. Rasti ka kaluar nëpër të gjitha shkallët e të gjitha gjykatave të vendit, përfshirë Gjykatën Kushtetuese. Burim e Arsim Ramadani dhe Arben, Blerim e Jeton Kiqina ishin shpallur fajtorë nga Gjykata e Qarkut dhe ajo Supreme për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra, në vitin 2001. Hamëz Hajra ka qenë pjesëtar i MUP-it të Milosheviqit. Ai është vrarë më 20 gusht 2001, rrugës për në Drenas. Të akuzuarit nuk kanë pranuar asnjëherë se e kanë kryer vrasjen.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …