Rrustem Berisha

Rrustemi: Në fillim të vitit të ardhshëm Kosova do të bëhet me ushtrinë e saj

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha ka shfaqur besimin e tij se në fillim të vitit të ardhshëm Kosova do të bëhet me ushtrinë e saj. Ai ka deklaruar se shumë shpejt do t’i takojë përfaqësuesit e Listës Serbe, që të gjendet formula që kjo parti politike ta pranojë formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha ka shtuar më tutje se Forcat e Armatosura pritet që të kenë rritje vjetore prej pesë milionë eurove. Edhe kryeministri, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri, Behxhet Pacolli kanë shfaqur bindjen e tyre se në pjesën e parë të vitit 2018 Kosova do të bëhet me ushtrinë e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …