Në mesazhin e urimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, drejtuar veteranëve thuhet se në 20 vjetorin e Rezistencës dhe dhjetë vjetorin e pavarësisë, duhet të jemi më të bashkuar se kurrë, si popull, që të kontribuojmë në qytetarinë aktive për ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit tonë.“Kaluam së bashku ditë të paharruara, me vështirësi e flijime, të pikëlluar kur humbnim shokët, të lumtur kur korrnim fitore. Ato janë ditët e lavdisë, që i kujtojmë gjithmonë, e në atë frymë, po ndërtojmë edhe paqen. Sot, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ju uroj Ditën e Veteranit, ditën tonë të përbashkët, ku përkujtojmë luftëtarët shqiptarë të të gjitha kohërave. Kujtojmë shokët e rënë, lavdinë dhe fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tani, kur jemi në 20 vjetorin e Rezistencës dhe dhjetë vjetorin e pavarësisë, duhet të jemi më të bashkuar se kurrë, si popull, që të kontribuojmë në qytetarinë aktive për ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit tonë. Qeveria e Republikës së Kosovës, do të jetë gjithherë në shërbimin tuaj”, thuhet në urimin e kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …