Siç dihet, komunikimi i kolonizatorit në raport me të kolonizuarin apo kuislingët, bëhet çdoherë nëpërmjet urdhëresave dhe kërcënimeve. Vërtetë disa ambasador të disa vendeve të cilat deklarohen mike të Kosovës, sillen sikur të ishin guvernator të ndonjë kolonie!
Edhe pas përfundimit të jo natyrshëm të luftës çlirimtare, mujsharët evro-amerikanë, të veshur me kostumin e mikut, në vend se të përpiqeshin për përmirësimin e padrejtësive të rënda që u bënë në të kaluarën ndaj popullit shqiptar, nga gjyshërit dhe baballarët e tyre, ata vazhduan të “ndihmonin” nëpërmjet “këshillave” të formës urdhëruese, mjerisht të përkrahur fuqishëm nga servilët shqipfolës.
Kjo politikë synohet të vazhdohet, deri sa të arrihet marrëveshja për bashkëveprimin e SHBA dhe BE me Rusinë për saktësimin përgjegjësive dhe angazhimeve të reja territoriale, që do të rezultonte me ndërrimin e kufijve të tanishëm etnik të regjionit. Çka është edhe më keq, synohen pazarllëqe të reja me territoret dhe fatet e popujve, pa u pyet ato fare(diçka çka po përgatitet)! Shih:„The Unraveling of the Balkan Peace Agreement“; Contingency Planninig Memorandum, No. 32, Center for preventive Action, November 08, 2017 www.defcon.news/2017/11/08
Në kuadër të kësaj politike u sajua edhe Gjykata Speciale, me synim të qartë, të largojë kuadrot e luftës (bile përkohësisht) nga skena politike, për t’i zëvendësuar ato me krahun pacifist kapitullant. Kjo ndodhë pasi nuk u përfill “këshilla” finoke e James Rubin për “krahun e luftës” ; “…krahu i luftës do ta kuptojnë se është mirë të largohen nga pushteti derisa janë ende të popullarizuar dhe të mos presin derisa është shumë vonë…”, e publikuar në https: rubin-krahu-i-luftes-te-largohet-i-suksesshem/ me 23 nëntor 2013.
“Ma mirë vonë se kurrë”, thotë populli. Shqiptarët e kanë kuptuar gabimin që kanë bërë, kur u besuan sugjerimeve “urtake” të miqve evro-amerikan dhe përkundër protestave të OVLUÇK, LVV, AAK dhe Nismës, me mbivotim PDK-LDK-minoritetet e aprovuan Ligjin për Gjykatën Speciale. Çka është edhe më keq, në këtë turr ata aprovuan edhe amendamentin kushtetues, nëpërmjet të cilit “legjitimohet” kjo gjykatë raciste dhe internimi i shqiptarëve të anatemuar prej saj për kohë të pa përcaktuar jashtë trojeve të tyre!
Mbledhja e mbi 16000 nënshkrimeve nga OVLUÇK-së dhe të mbi 40 deputetëve, me një kërkesë të qartë, për shfuqizimi i këtyre dokumenteve diskriminuese dhe për miratimin e akteve përkatëse ligjore të tilla, të cilat do ta obligonin gjyqësorin kosovarë për të sjellë para drejtësisë të të gjithë ata, për të cilët dëshmohet se kanë krye krime, gjatë dhe pas përfundimit të luftës, pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare të kryerësve.
Jo vetë nga ata, gjë që edhe është pritur, si Lista serbska, por edhe nga LVV dhe LDK, kjo nismë nuk u përkrah, edhe pse u bënë një varg përpjekjesh deri sa Kuvend shkojë në pushim, duke e lënë këtë çështje të hapur.
Është për t’u studiuar mentaliteti i disa politikanëve shqipfolës, të cilëve po u pengon qëndrimi konstruktiv i Kreut të Kosovës, Kryetarit të Parlamentit, Presidentit dhe Kryeministrit, të cilët presioneve nga ndërkombëtarët po u përgjigjen në përputhje me kompetencat që kanë, se kjo çështje u takon për të vendosur, atyre të cilët e kanë marrë votën e sovranit. Ndërsa vendimet e Sovranit në Parlament, për neve janë të obligueshme për t’u zbatuar…Ju lumtë!
Në vazhdim të këtij shkrimi, do të ndalem në presionin e fundit që i bëhet Kosovës, nga DASH.
Paralajmërimi i formës urdhërore edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), në adresë të deputetëve dhe drejtuesve të Kosovës: “Mos e prekni specialen”, do të më dukej i çuditshëm , sikur të mos isha dëshmitarë i shumë veprimeve arrogante të këtij xhandari të vetë-emëruar ndërkombëtar, ndaj shumë vendeve anë e kënd globit, të cilat konsiderohen prej tij si një lloj neo-kolonie.
Diçka ngjashëm thotë diplomati austriak Albert Rohan: “ se me Kosova duhet të ketë kujdes ndaj zyrtarëve të BE’së dhe të SHBA’së për shkak se është shtet që nuk është njohur, s’është anëtar i BE’së dhe as në OKB…” E shtunë, 23 Dhjetor 2017 http://gazetainfopress.com/aktualitete/rohan-per-gjykaten-speciale-jeni-shtet-dobet-kujdes-si-po-silleni-diplomatet-e-bese-dhe-shbase
Kur është në pyetje Kosova, ultimatumet e tilla si ky “Mos e prekni specialen”, nuk është pritur të vinë nga ata, të cilët nga populli shumicë konsiderohen miq dhe vende nga ku mund të mësohet se si ndërtohet demokracia.
T’u urdhërosh( nga pozita e më të fortit) të zgjedhurve me votën e lirë të popullit, së pari të aprovojnë një ligj, i cili pas një shfletimi sipërfaqësor, mund të nxirret përfundim i qëndrueshëm, se ka shumë elemente nga ligjet raciste, dhe tani “mos e prekni…”, jo vetëm se nuk flenë në shtratin e demokracisë, por nuk mund të gjejë vend në kodeksin e sjelljeve të mikut ndaj mikut!
Një reagim i tillë i ashpër do të duhej të ishte bërë për qëllime të parandalimit, atëherë kur pritej të miratohej ky ligj, i cili diskriminon popullin shumicë të Kosovës( 95% shqiptarë).
Nëse nga demokracia evro-amerikane miratimi dhe zbatimi i një ligji të tillë, po u konsideruaka veprim i drejt dhe demokratik, përkundër faktit, se në bazë të të cilit do të gjykohen vetëm ata të cilët iu kundërvunë terrorit të organizuar shtetëror serbo-çetnik. Pra ish ushtarët e UÇK-së, të akuzuar në bazë të insinuatave të “drejtësisë”shoviniste serbomadhe dhe të dëshmive të mjeshtërve të rrenave kundër shqiptarëve, spiunëve shqipfolës të ish KOS-it, UDB-së dhe tani të BIA. Atëherë nuk bën pa i pyetur publikisht, të gjithë ata që në formë të prerë dhe urdhëruese kërkojnë “mos e prekni specialen”:
– çka konsiderohet prej tyre diskriminim?
-pse si demokratë që jeni, as edhe një herë nuk kërkuat nga Serbia, kush ishin ideatorët, projektuesit dhe zbatuesit e veprimit operativ për helmimin me helme nervore-luftarake të mbi 7000 fëmijëve shqiptar?
-kush ishin komandantet që drejtuan veprimet operative për të masakruar deri në zhbërje familjet shqiptaren, si p.sh. familjen e Shaban Jasharit?
-pse nuk kërkuat nga Serbia kush ishin ideatorët, hartuesit dhe zbatuesit e planit operativ “Patkoi”?
– pse nuk kërkojnë shpjegim nga Serbia, pse i tregoi varrezat masive të shqiptarëve vetëm pas periudhës kur ishte e sigurt se ka përfunduar procesi i putrefikimit të trupave?
-pse jo vetëm nuk kërkuan as edhe njëherë nga Serbia për të publikuar prijësit ideor dhe operativ për zbrazjen e pjesës veriore të Mitrovicës, por kërkuan nga institucionet servile të Kosovës që të shpallnin amnistinë për të gjitha grupet paramilitare të strehuara nëpër enklavat serbe?
-pse atëherë kur kërkuat nga Kosova për krijimin e Bashkësisë së Komunave të Veriut, nuk kërkuat nga Serbia që edhe ajo të themelojë Bashkësinë e Komunave të Luginës së Preshevës, me të njëjta kompetenca si ajo e serbëve në Veri ?….
Në bazë të sjelljeve të disa “miqve” ndërkombëtarë në raport me ne shqiptarët( të izoluarit e vetëm të Evropës), ekziston droja e arsyeshme se do të kërkojnë fajtorët brenda shqiptarëve për spastrimin etnik të pjesës veriore të Mitrovicës!
Në fund duke u shërbye me një thënie për shqiptarët, të ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë, gjeneral Alfred Mojsiu: “Shqiptarët ngjajnë me ariun polar, edhe ata bëjnë gjumë të gjatë, por kur zgjohen janë të pa parashikueshëm!”, do të apelojë, te mujsharët ndërkombëtar: mos luani me durimin tonë, sepse, ju sigurojë, ai ka limite dhe po u kaluan ato limite, jeni Ju përgjegjës për pasojat!
Me 31 dhjetor 2017