28 Nëntori 2017 shënoi çeljen e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, vit i cili do të kremtojë veprën e heroit deri më 28 Nëntor 2018. Shqipëria përkujton heroin kombëtar, në 550-vjetorin e vdekjes së tij, atë që më shumë se kushdo mishëron përpjekjen për mbrojtjen e lirisë dhe të mëvetësisë së vendit. Si një vlerësim ndaj veprës së Heroit tonë Kombëtar, Banka e Shqipërisë ia kushton kalendarin e vitit 2018, figurës së Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe pranisë së tij në monedhën dhe kartëmonedhën shqiptare. Ai është natyrshëm personaliteti më i hasur në emetimet shqiptare, duke e shoqëruar monedhën kombëtare në rrugëtimin e saj thuajse 100-vjeçar. Faqja e muajit janar paraqet bustin e Heroit Kombëtar me përkrenare, në profil djathtas, detaj i marrë nga monedha 20 Franga Ari, emetim i vitit 1926.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …