Komisari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn: Ky vit do të jetë kyç për shtetet nga Ballkani Perëndimor

Komisari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn: Ky vit do të jetë kyç për shtetet nga Ballkani Perëndimor

Komisari evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn theksoi sot se ky vit do të jetë kyç për shtetet nga Ballkani Perëndimor. Ai në Twiter kumtoi se viti i kaluar ishte përplot me sfida.  “Të jemi krenarë për arritjet e përbashkëta, t’i përforcojmë përpjekjet në fushat ku progresi duhet akoma të realizohet”, tha ai.

Sipas tij, viti 2018 do të jetë kyç për Ballkanin Perëndimor dhe mundësi për bashkëpunim edhe më të afërt me të gjithë partnerët në sfidat e përbashkëta. “Të gjithë partnerëve, politikanëve dhe qytetarëve u dëshiroj Vit të Ri të qetë dhe të gëzuar. Ta formojmë të ardhmen së bashku për rininë tonë”, theksoi Hahn.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …