Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini njoftoi se 2018 do të jetë një vit vendimtar për Ballkanin. Ajo në blogun e saj ka përmendur 12 momente të veçanta që kanë shënuar vitin e saj më 2017. “Ky nuk ishte një vit i lehtë për Ballkanin. Kam vizituar gjashtë kryeqytete të rajonit në një nga momentet më të vështira – në disa raste, koha e krizës së thellë politike”, ka shkruar ajo. Sot, ajo tha se, në sajë të vendimeve të guximshme dhe punën e madhe që është bërë së bashku, shumica e kësaj krize është zgjidhur. “Rruga për reforma është zhvendosur përsëri (edhe pse ka ende shumë punë) dhe busulla e integrimit evropian tregon në këtë mënyrë”, ka shkruar Mogherini. Ajo ka shtuar se “2018 do të jetë një vit vendimtar që kjo rrugë të forcohet dhe të bëhet e pakthyeshme. Ky do të ishte një rezultat i rëndësishëm jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Evropën”, transmeton KosovaPress.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …