Italia më 11 janar do të marrë kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Në mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të asaj organizate më 11 janar në Vjenë ministri i Jashtëm italian Angelo Alfano do të paraqesë një program pune dhe prioritete për presidencën e vendeve anëtare dhe atyre partnere, transmeton KosovaPress. Ai do të takohet gjithashtu me krerët e institucioneve dhe misionet e OSBE që takohen një herë në vit në Vjenë. Italia merr përsipër presidencën nga Austria, e cila kryesoi OSBE-në në vitin 2016 OSBE u krijua gjatë Luftës së Ftohtë, si një forum për dialog mes Lindjes dhe Perëndimit. Ajo sot vepron në tri fusha: ushtarako-politike, ekonomike-ekologjike dhe njerëzore. Ajo ka selinë në Vjenë dhe mbledh 57 shtete anëtare nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika e Veriut, të cilat së bashku përbëjnë pjesën më të madhe të hemisferës veriore.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …