Televizioni i Iranit raporton së 9 veta janë vrarë gjatë protestave kundër qeverisë

Televizioni i Iranit raporton së 9 veta janë vrarë gjatë protestave kundër qeverisë

Televizioni shtetëror iranian ka raportuar se nëntë vetë janë vrarë mbrëmë, në ditën e pestë të protestave antiqeveritare, të cilat janë përhapur në gjithë vendin. Nuk janë dhënë detaje të tjera. Bazuar në këtë raport, numri jozyrtar i të vrarëve në këto trazira në Iran, ka arritur në së paku 22 vetë. Këto protesta filluan si tubime kundër rritjes së çmimeve të artikujve themelorë të ushqimit dhe vështirësive të tjera ekonomike. Këto janë protestat më masive politike në Iran, prej vitit 2009, kur ka pasur mospajtime lidhur me votimet presidenciale të kontestuara, në të cilat ishte rizgjedhur Mahmud Ahmadinejad. Aktualisht, protestat janë mbajtur në dhjetëra qytete në gjithë Iranin, përfshirë disa lokacione në kryeqytetin Teheran.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …