leoni

Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: Radio Kosova e Lirë ka përhapur dhe po e përhapë zërin e Lirisë

Secili përvjetor i Radios Kosova e Lirë ka qenë  i veçantë, edhe ky i sivjetmi është i tillë. Çdo vit e më shumë ky medium po bëhet më i begatshëm, sepse e tillë është Liria, ajo po rritet, duke u bërë gjithnjë e më madhështore. Është madhështore sepse pikërisht Radio Kosova e Lirë në çastet më të vështira, gjatë luftës së UÇK-së për çdo ditë  popullit të Kosovës ia paralajmëronte  LIRINË. Këtë po e them me bindje shpirtërore, sepse këtë e kam përjetuar në ato çaste, kur nuk dihej se ç’na ofronte e nesërmja, por kur e dëgjoja Radion Kosova e Lirë e përfytyroja të shtrenjtën Liri. Sapo përfundonte programi i ditës, shihja sesi shumë politikanë e intelektualë prisnin te  Stadiumi i qytetit të gatshëm për të ikur nga Kosova. Në çaste të tilla më dukej se liria ende është larg, por besimin nuk e humbisja.

Radion Kosova e Lirë emetonte program edhe pasi  forcat serbe e kishin goditur  me avionë luftarakë. Këtë zë nuk mundi ta ndali as bombardimi serb,  shiu, as bora. Por  më kujtohet një ditë kur ishte paralajmëruar ndërprerja e programit për disa ditë. Më kujtohet si sot se nga ajo ditë e bombardimit, koka ime filloi ta humbas ekuilibrin mbi trupin tim edhe ashtu të rënduar. Nuk kisha si të mos e humbja atë ekuilibër sepse në stafin e atij mediumi luftarak kombëtar ishin edhe disa ish-profesorë të mi. Të gjithë në familje dhe në shoqëri më patën vërejtur se diç po ndodhte me mua. Por në ato çaste të vështira, dikush nga të afërmit më thirri me gëzim e me zë të lartë: “Eja shpejtë se filloi Radio Kosova e lirë”. Atë moment me sytë e mi e kam parë Lirinë, dhe i kam thënë vetes nga sot edhe në vdeksha, hallall gjakun lirisë së Kosovës.

Ky medium nuk ka pushuar asnjëherë ta thotë të vërtetën për Kosovën, Por  për të shkruar për Radion Kosova e lirë kurrë nuk është mjaft dhe as që kanë për tu shterur fjalët. Prandaj kam nderin dhe privilegjin që unë të jem i pari në përurimin e këtij përvjetori  të 19-të  të Radios Kosova e Lirë. Lavdi!. Sot përshëndes stafin e Radios, të gjithë lexuesit , artikull-shkruesit, dhe dëgjuesit e Radios Kosova e Lirë. SUKSESE!

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …