Në shënim dhe përkujtim të 19-vjetorit të fillimit të transmetimit të programit të Radios-Kosova e Lirë, më 4 janar të vitit 1999 në fshatin Berishë të Rrafshnaltës, nesër (4 janar 2018) organizohet pritje tradicionale, vjetore për ish anëtarët e stafit, dëgjues të Radios dhe miq e dashamirë. Pritja bëhet prej orës 10.00 deri në orën 16.00 në lokalet e Radios, në rrugën Thimi Mitko nr. 6, në Lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë. Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia e Lajmeve Kosovapress janë themeluar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 13 nëntor të vitit 1998. Gjatë kohës së luftës kanë qenë dy mediumet kryesore, për katër muajt e fundit të luftës edhe të vetmet në Kosovë, që kanë përcjellë dhe kanë shpërndarë informata lidhur me lufën që po zhvillonte Ushtria Çlirimtare e Kosovë kundër forcave ushtarake e policore serbe. Pas çlirimit të vendit, të dy këto mediume janë vandosur, në Prishtinë, ku edhe aktualisht funksionojnë si mediume të pavarura.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …