Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka bërë me dije se janë siguruar 100 milionë euro për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka thënë se për 100 ditë kanë arritur që të punojnë në avancimin e kompensimit për viktimat e dhunës seksuale, meqë ky proces sipas tij është zvarritur. Ministri Reçica ka premtuar pasi komisioni t’i kryej procedurën e verifikimit në bazë të kritereve, do të fillohet të bëhen pagesat e para për këtë kategori. Më tutje, ai ka thënë se mbetet shqetësuese shkalla e lartë e papunësisë, mungesa e sigurisë dhe shëndeti i punëtorëve në vendet e punës.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti, sa u përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024, është më e ulët se në vitin 2018
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket …