Prezantohet sot analiza “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Haradinaj”

Prezantohet sot analiza “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Haradinaj”

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore, sot prezantojnë analizën “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Haradinaj”. Duke marrë parasysh që Qeveria Haradinaj ka kaluar 100 ditëshin e qeverisjes, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, së bashku me Institutin GAP dhe Institutin për Politika Zhvillimore INDEP, përmes një analize politikash kanë vlerësuar performancën e kësaj Qeverie. Kjo analizë  është e bazuar në katër shtylla kryesore të politikave qeverisëse. Së pari analizon vendimet e Qeverisë të ndërmarra gjatë 100 ditëve dhe përmbajtjen e tyre. Së dyti ofrohet një analizë të hollësishme të programit legjislativ, më saktësisht projektligjet e procesuara, të miratuara dhe nismat e reja legjislative. Së treti pasqyron zhvillimet dhe sfidat kryesore të diplomacisë Kosovare, duke u fokusuar në njohjet e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Së fundmi, analiza përqendrohet në nivelin e transparencës që Qeveria ka reflektuar gjatë 100 ditëshit të qeverisjes.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …