leoni

Konsullja e Kosovës në New York, Teuta Sahatqija: SHBA-të do ta përkrahin Kosovën që të anëtarësohet në Organizatën e Kombëve të Bashkuara

Teuta Sahatqija: SHBA-të do ta përkrahin Kosovën që të anëtarësohet në Organizatën e Kombëve të Bashkuara

Teuta Sahatqija, konsulle e Kosovës në New York ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në pritjen ‘Falënderim për miqësi’, të organizuar nga ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley. Sahatqija thotë se Haley falënderoi 64 shtete duke lexuar veç e veç emrin e secilit shtet i cili votoi kundër Rezolutës së Turqisë, e cila kundërshtonte njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, abstenoi apo fare nuk mori pjesë në votim. Ajo tha se në këtë pritje të organizuar, Haley falënderoi edhe Kosovën për mesazhet dhe për miqësinë e përhershme dhe të fuqishme me SHBA-të, duke ritheksuar se do të punojnë fuqishëm që Kosova të bëhet anëtare e KB.

“Sonte isha e ftuar nga Ambasadorja e SHBA pranë KB, Znj Nikki Haley në pritjen e organizuar për ‘Falënderim për miqësi’. Ajo tha se votimi i Rezolutës në Asamblenë e përgjithshme ishte votim për ta lënë të vetmuar SHBA-të dhe për ta nënçmuar atë. Ky votim nuk ka prodhuar asnjë rezultat legal sepse askush nuk do t’i tregon SHBA-ve se ku do të vendosë ajo ambasadat e saja nëpër botë. Ambasadorja Haley falënderoi 64 shtete duke lexuar veç e veç emrin e secilit shtet i cili votoi kundër Rezolutës, abstenoi apo fare nuk mori pjesë në votim. Ambasadorja falënderoi edhe Kosovën për mesazhet dhe për miqësinë e përhershme dhe të fuqishme me SHBA-të, duke ritheksuar se do të punojmë fuqishëm që Kosova të bëhet anëtare e KB. Ajo tha se SHBA dhe ajo personalisht kurrë nuk do të harrojë miqtë të cilët e përkrahen në këtë rast. Përmes video linkut Presidenti Trump gjithashtu falënderoi shtetet e pranishme për miqësi me SHBA-të”, ka shkruar Sahatqija në një postim të sajë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …