Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj: Çështja e shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale do të përfundoj në janar

Edhe nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka deklaruar se çështja rreth shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën do të përfundoj gjatë muajit janar. Ne kemi biseduar me secilin deputet, kemi deputet edhe në LDK që në minimum do të abstenojnë, nëse nuk votojnë pro. Ka ndodhur një keqkuptim, atë natë kur u thirr mbledhja e kryesisë kanë pasur të votojnë 7 deputetë të LDK-së që do të votonin pro. Ai ka shtuar më tutje se po bëhet shumë pompozitet dhe po krijohet një frikë e panevojshme se gjoja ndërkombëtarët do të ndërrojnë qëndrim për Gjykatën Speciale pasi që Kuvendi ta shfuqizojë Specialen por kjo nuk ka për të ndodhë. Amerika dhe Anglia edhe kur e kemi fillua luftën na kanë quajtur harbut, kaçak, irredentistë dhe në fund na kanë përkrahur e ndihen krenar. Kështu që ata do të ndërrojnë qëndrim në momentin që na shohin se jemi të vendosur dhe për këtë jemi të bindur, ka theksuar nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …