leoni

David Phillips

Phillips: Brukseli duhet të heqë dorë nga kushti që i ka vënë Kosovës për Demarkacionin me Malin e Zi

Drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut, në Universitetin e Kolumbisë, David L Phillips ka shfaqur mospajtimin e tij ndaj qasjes së Brukselit në raport me vendin tonë për liberalizimin e vizave. Ai ka shkruar se Brukseli duhet të heqë dorë nga kushti që i ka vënë Kosovës, që liberalizimi i vizave të lidhet me marrëveshjen për rregullimin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi. Kontestet kufitare ekzistojnë midis shumë vendeve nga ish-Jugosllavia. Synimi i Kosovës dëshmon anshmërinë e Brukselit kundër shqiptarëve, ka nënvizuar Drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut, në Universitetin e Kolumbisë, David L Phillips.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …