Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara mban mbledhje urgjente për të diskutuar për protestat në Iran. Mbledhja është thirrur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndonëse është kundërshtuar nga Rusia. Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, ka kërkuar takimin më herët gjatë javës, në atë që ajo e ka cilësuar si përpjekje për të “përforcuar” mesazhin për protestuesit kundër Qeverisë, ndonëse Rusia ka thënë se një takim i tillë do të jetë “i dëmshëm dhe destruktiv”. Ambasadorja amerikane, Nikki Haley, ka shtuar më tutje se OKB-ja duhet të deklarohet patjetër për këto protesta dhe reagimin e Qeverisë së Iranit ndaj tyre. Kjo është çështje e të drejtave thelbësore për popullin iranian, mirëpo është edhe çështje për paqe dhe siguri ndërkombëtare”. Nga ana tjetër, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, ka thënë se ne nuk shohim ndonjë rol të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në këtë çështje, punët e brendshme të Iranit nuk kanë të bëjnë asgjë me rolin e këtij Këshilli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …