leoni

Ramush Haradinaj

Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga MASHT-ti dhe kryetarët e komunave vëmendje të shtuar në arsim

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe kryetarët e komunave dhe të gjithë aktorëve të arsimit që t’i kushtojnë vëmendje më të madhe testit të PISA-s, që është paraparë të mbahet në muajin prill. “Këtë vit, e kemi si dialog të vazhdueshëm, ngritjen e cilësisë në arsim, si top-prioritet i Qeverisë dhe do ta trajtojmë pandërprerë, deri në jetësimin e këtij synimi. Kam kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga kryetarët e komunave dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces, që t’i kushtohet vëmendje e shtuar testit PISA, që pritet të mbahet në fund të prillit. Kjo do të jetë sfida jonë e parë. Themelet solide të ardhmërisë sonë vendosen vetëm përmes aftësimit dhe edukimit të të rinjve tanë dhe ky është misioni im”, ka shkruar kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …