Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari së bashku me Nënkryetarin Nuredin Lushtaku, priti në një takim përfaqësuesit e KFOR-it Turk, ata i uruan Kryetarit për detyrën e re, ku për ta ishte nder i veçan që të kenë takim më një pjesëtar të familjes Jashari.
Përfaqësuesit e KFOR-it turk u shprehen të gatshëm që të kenë një bashkëpunim me Komunën e Skenderajt dhe paraqitën projektet e tyre që do të investohen po në këtë Komunë.
Kryetari Jashari, ju uroj mirëseardhje duke besuar që ky do të jetë vetëm fillimi i një bashkëpunimi.