RRËSHQITJE DHEU DHE GURËSH NË AKSIN RRUGOR RESTELICË – DRAGASH, NJËRA KORSI ËSHTË LIRUAR PËR QARKULLIM

Në orët e herëshme të mëngjesit të së mërkurës ka pasur rrëshqitje gurësh dhe të dheut në aksin rrugor Restelicë – Dragash, si rezultat i së cilës edhe është bllokuar për qarkullim ky aks rrugor, por menjëherë është intervenuar nga kompania e mirëmbajtjes e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, e cila tashmë veçse e ka hapur njërën korsi të rrugës për lëvizje të makinave dhe qytetarëve. Ministria e Infrastrukturës u bënë thirrje qytetarëve që kalojnë nëpërmjet këtij aksi rrugor që të lëvizin me kujdes të shtuar dhe po ashtu njofton opinionin publik se kompania e mirëmbajtjes është në krye të detyrës dhe po bëhet çdo gjë që është e mundur, që rruga të pastrohet dhe lirohet e tëra për qarkullim të automjeteve dhe qytetarëve të vendit. Ministria e Infrastrukturës mbetet e përkushtuar që të jetë në shërbim të qytetarëve dhe vendit, duke reaguar në çdo rast me njësitë e saj në mënyrë që të garantoi lëvizje të lirë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …