Kryetari Zenun Elezaj priti kolonelin e KFOR-it Daniele Bajata

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, është takuar me komandantin e KFOR-it  JRD – FILM CITY Qendër, kolonel Daniele Bajata, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Komunën e Klinës, zgjedhjet e fundit lokale, planet zhvillimore, prioritetet e qeverisë lokale, projektet e infrastrukturës (rrugore, ujore) dhe sigurinë. Elezaj dhe kolonel Bajata, janë shprehur të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin në mes institucioneve lokale të Klinës dhe paqeruajtësve të KFOR-it në Kosovë. Kryetari Elezaj, e ka njoftuar kolonelin italian se prioritet kryesor i tij është krijimi i rrugëve unazore që do ta lironin qytetin nga lëvizjet e automjeteve për të krijuar sa më shumë hapësira në qytet. Prioritet tjetër i qeverisjes lokale, sipas Elezajt, është edhe sigurimi i ujit të pijshëm në zonën rurale dhe urbane aty ku mungon, trajtimi i ujërave të zeza dhe projekte tjera të nevojshme. “Jemi të përkushtuar për investime që rregullojnë mirëqenien e qytetarëve tanë. Në fushën e investimeve kemi edhe përkrahjen e Qeverisë së Kosovës. Gjithashtu, do të krijojmë edhe kushte të favorshme për investitor të huaj që janë të interesuar të investojnë në këtë komunë”, ka thënë Elezaj, i cili ka falënderuar KFOR-in, të cilët përveç sigurisë po angazhohen edhe në realizimin e projekteve në fusha të ndryshme për të lehtësuar jetën e qytetarëve. Kolonel Bajata, shprehu përkushtimin për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët që është edhe mision i KFOR-it në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …