leoni

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj ua kujton atyre që kanë harruar trimërinë e Daut Haradinajt

Daut Haradinaj: Qytetarët liridashës të Kosovës janë të vetëdijshëm se as Ramushi e as unë nuk i ikim drejtësisë

Duke komentuar spekulimet e disa medieve ndërkombëtare, spekulime të cilave po iu bëjnë jehonë disa medie vendore, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se qytetarët liridashës të Kosovës janë të vetëdijshëm se as Ramushi e as unë nuk i ikim drejtësisë. Askush më shumë se ne nuk ka dëshmuar përkushtimin për të vërtetën pavarësisht se a jemi pajtuar apo jo. Duke komentuar spekulimet e mediumit EU Observer sipas së cilës deputeti Daut Haradiaj dhe kryetari i Kosovës Hashim Thaçi po bëjnë përpjekje për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale pasi ata do të përballen me akuza në këtë gjykatë, deputeti, Daut Haradinaj ka theksuar se nuk merret me komentimin e balonat propaganduese. Ai ka shtuar më tutje se beson se që mediet nuk ngritin aktakuza, apo ndoshta edhe po? Megjithatë qëndrimi im ka qenë i kjart që shumë vite, sa për drejtësinë, askush ma shumë se unë dhe Ramush Haradinaj se ka dëshmuar përkushtimin për të vërtetën pavarësisht se a jemi pajtuar apo jo dhe këtë jo një herë, por disa herë, ka theksuar deputeti, Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …