Ambulanca e fshatit Opterushë pranoi furnizimin e parë me barna

Në praninë e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, Drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Samir Mustafa, Drejtorit të QKMF-së, Jusuf Korenica, Kryetarit të fshatit Opterushë, Edmond Kabashi dhe Kryesisë së fshatit, është bërë pranimi  i donacionit të parë të medikamenteve për Ambulancën e fshatit Opterushë nga Visar Kabashi, e i cili donacion do të vazhdoj për katër vitet e ardhshme me barna esenciale për pacientët.

Pranimi i donacionit u bë e mundur pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Kryetarit Smajl Latifi dhe mërgimtarit Visar Kabashi i cili ka filluar realizimin e furnizimit me barna për ambulancën në fshatin Opterushë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …