Gjatë një beteje në mes të forcave ushtarake serbe dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Shalës me 6 janar të vitit 1999 në fshatin Bare të Vushtrrisë UÇK-ja arrin t’i zënë rob tetë ushtar serb. Ndërsa pas një jave është arritur marrëveshja e ndërmjetësuar më faktorët ndërkombëtar për shkëmbimin e pengjeve të luftës pasi që me 14 dhjetor të vitit 1998 në kufirin Kosovë-Shqipëri pas një prite të organizuar të forcave serbe ishin zënë rob 9 ushtar të UÇK-së, të cilët janë trajtuar në mënyrat me mizore gjatë mbajtje në burg. Në një video të publikuar nga arkivi i Agjencisë së Lajmeve AP, shihen ushtarët serb të zënë rob të cilët tregojnë së nuk janë trajtuar keq nga UÇK-ja por së atyre ata u kanë sjell cigare e ushqime. Kjo është veç një dëshmi së lufta e organizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe i ka respektuar ligjet ndërkombëtare të luftës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …