Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka premtuar studentëve se bursat që jep Universiteti i Prishtinës nuk do të zvogëlohen përkundrazi studentët e dalluar duhet të motivohen dhe shpërblehen për performancë të lartë në studime. “Këtë ua premtova, sot, studentëve të shkëlqyer Drilonit, Egzonit, Donjetës dhe Artonit”, ka shkruar ai në facebook.
