Unioni i Pavarur i Studentëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin për mos ndarjen e bursave për studentët ekselent të universiteteve publike nga ana e MASHT-it për vitin 2017. UPSK ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që të ndaj bursat për studentë edhe për vitin 2017.
“Po ashtu ne si Organizatë Studentore kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të mundësojnë praktiken profesionale për studentët në institucionet e Republikës së Kosovës. Kjo do të ndikonte në përmasimin e cilësisë në arsim dhe do t’i kontribuoj aftësimit profesional të studentëve për tregun e punës. Që nga shtatori i vitit të kaluar nuk po respektohen disa memorandume të nënshkruara nga Universiteti i Prishtinës dhe disa Ministri, ku studentëve iu është mundësuar praktika profesionale në Ministri, apo agjencione tjera shtetërore”, thuhet në një reagim të Unionit.